Report TV - PD do bllokojë rrugët, Policia: Kush merr pjesë rrezikon burg

  • 7 years ago
Policia e Shtetit i bën thirrje qytetarëve që të mos i bashkohen protestës së nesërme të PD, për bllokimin e akseve rrugore kombëtare për një orë, pasi është e paligjshme.

Përmes një deklarate për mediat, Drejtori i Sigurisë në Policinë e Shtetit, Altin Qato, paralajmëroi ndëshkime ligjore për pjesëmarrësit por edhe organizatorët e këtij tubimi. Sipas tij, protesta cenon cenim të rendit dhe sigurisë publike si dhe dëmton interesat e qytetarëve.

Policia i bëri thirrje qytetarëve që të mos marrin pjesë në këtë tubim, duke paralajmëruar masa ndëshkimore për çdo pjesëmarrës sipas ligjit për tubimet e paligjshme.