Report TV - Vrasja në Vlorë, shkak u bë një shuplakë. Rrëfehet autori

  • 7 years ago
?Na erdhi në tavolinën tonë me mendjemadhësi dhe na qëlloi me pëllëmbë. Aty reaguam ne?.

Kjo ka qenë një pjesë e rrëfimit që ka bërë për hetuesit ditën e sotme 19-vjeçari Gani Tozaj i arrestuar në Vlorë për vrasjen e Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç.

Dalin detajet të tjera, mbi vrasjen e ndodhur mbrëmjen e datës 20 prill në një lokal në zonën e Ujit të Ftohtë në qytetin e Vlorës.

Gani Tozaj ka treguar çdo detaj mbi ngjarjen duke ndërtuar skemën sipas tij të vrasjes.

Gjatë kqyrjes së pamjeve të kamerave të lokalit ku ka ndodhur vrasja e 20 prillit dolën edhe fakte të reja qe sollen dhe identifikimin e autoreve.

Category

📺
TV

Recommended