Report TV - Fatura energjisë së kreut të PD-së Basha: Këtë herë Rama s'gënjen

  • 7 years ago
Kreu i PD-së Lulzim Basha në një bashkëbisedim me demokristianët në çadrën e ngritur para kryeministrisë, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Rama për faturën e energjisë.

Kur para pak ditësh Rama tha se Basha paguan më pak për energjinë, kreu i PD-së u shpreh se ai nuk gënjen por se njerëzit e kategorisë së tij paguajnë më pak, ndërsa 75 % e popullsisë paguan më shumë.

?Republika e vjetër është komplot për të vjedhur shqiptarët dhe këtu tash tre ditë po debatojmë në distancë për çmimin e energjisë elektrike. Unë them është rritur, ju thoni është rritur, ai thotë se është ulur. Nxjerr faturën time thotë paguan më pak, nuk gënjen. Kjo është e vërtetë, sepse njerëzve të kategorisë sime, që janë 25% e popullsisë paguajnë më pak ndërsa 75% e popullsisë paguan më shumë.