Report TV - Vlorë, reshjet e dendura të shiut probleme në disa rrugë dhe lagje

  • 7 years ago
Reshjet e dendura të shiut që kanë pushtuar vendin ditëve të fundit kanë sjellë probleme në qarkullimin rrugor.

Situata më problematike paraqitet në qytetin e Vlorës. Moti i keq ka shkaktuar kaos në qytet pasi reshjet kanë bllokuar disa rrugë.

Niveli i ujit në disa lagje të qytetit bregdetar ka arritur deri në 30 cm në rrugë duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe të automjeteve.

Temperaturat e ulta dhe reshjet e shiur priten të vijojë deri në fundjavë për t?u rikthyer më pas në fund të muajit.

Recommended