Ora News – Parashikimi i FMN për 2017, rritja ekonomike për Shqipërinë 3.7%

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT


Email
Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin më të fundit ?Panorama Ekonomike Globale, prill 2017?, parashikon rritje ekonomike në 3.7% për Shqipërinë dhe sipas në 2018 pritet 4.1%. Rritje ekonomike pritet edhe për Kosovën në 3.5%, ndërsa rimëkëmbje të ngadaltë parashikon FMN për Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Defiçiti tregtar vijon të mbetet më i larti në rajon.
Rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2017 do të jetë 3.7% dhe ky parashikim më i fundit vjen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në raportin e tij ?Panorama Ekonomike Globale, prill 2017?.
FMN thotë se rritja ekonomike në Shqipëri do ti kalojë 4.1%, për vitin 2018 deri në 2022.
Dhe po ashtu sipas FMN, Shqipëria do të ketë rritjen më të lartë në rajon, me përjashtim të Rumanisë, që parashikohet 4.2%.
Ndërsa rritje ekonomike pritet nga FMN edhe për Republikën e Kosovës, me 3.5%.
Bosnja do të rritet me 3%, Bullgaria dhe Kroacia me 2.9, Kosova 3.5, Maqedonia 3.2, Mali i Zi 3.3%.
Nga i gjithë rajoni pritet një rritje e ngadaltë, teksa pritshmërinë e FMN-së nuk i kalojnë 3-4% deri në vitin 2022.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/parashikimi-i-fmn-per-2017-rritja-ekonomike-per-shqiperine-3-7/