Report TV - Elbasan, Rama dhe Manastirliu vizitë në spitalin e hemodializës

  • 7 years ago
Nga muaji prill, Hemodializa ofrohet në kushte bashkëkohore edhe në Spitalin Rajonal të Elbasanit, duke i dhënë fund kalvarit të pacientëve me insuficiencë renale kronike.

Kjo qendër u vizitua sot nga Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ndonëse reparti i Hemodializës në këtë spital ishte hapur prej vitit 2005, në dispozicion të tij ishte vendosur një dhomë e vogël, ku për shkak të mungesës së aparaturave shërbimi ofrohej në 4 turne deri pas mesnate.

Asnjë investim në infrastrukturë, asnjë investim në aparatura e kishin degraduar këtë shërbim.