Një mesazh kundër dhunës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ajo është ëndërrimtare, jeton mes romancave të librave, dëgjon muzikë klasike dhe e urren realitetin. E mbyllur në botën e saj, duket se gjen qetësinë që nuk e ka asnjë ditë normale në vendin ku jeton. Ajo është Blansh Dy Bua. Ai është një burrë i zgjuar, i sinqertë, por me një krenari të përdhosur. Ai është një europian në Amerikën e vështirë që ndryshon gjithnjë. Stenli Kovalski është mishërimi i dhunës. Në veprën ?Tramvaji dëshirë?, dhuna ndaj ëndrrave e dëshirave të femrës dhe përballja me gënjeshtrat që veshin realitetin e një femre me sinqeritetin e dhunshëm të një mashkulli vjen me një gjuhë mjaft poetike. ?Tramvaji dëshirë? udhëton në skenën e Teatrit Eksperimental nga data 15 e gjatë gjithë fundjavave të këtij muaji.

Recommended