Skrapar, zbulohet laboratori i drogës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zbulohet një laborator kanabisi në Skrapar. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar mbi 2 mijë vazo të mbjella me bime narkotike dhe një sasi të konsiderueshme hashashi. Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se laboratori është nga më modernët e zbuluar deri tani, për kultivimin dhe përpunimin e lendeve narkotike. Hetimet janë zhvilluar nga strukturat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda duke shmangur Policinë e Shtetit. Hetimi vjen pas aksionit të zhvilluar më herët në këtë zonë, ku u gjetën 1.2 ton kanabis. Ndërkohë policia lokale po vijon punën për peshimin e lëndës narkotike, ndërsa janë sekuestruar të gjitha pajisjet që përdoreshin për tharjen e saj.