Në Elbasan, ka marrë jetë projekti për ruajtjen e mjedisit ?Kontribuo edhe ti?. Nën këtë moto Njësia Administrative e Papërit e mbështetuar nga bashkia e Elbasanit, synojnë reduktimin e hedhjes së mbetjeve plastike dhe urbane në lumin Shkumbin, si edhe sensibilizimin e qytetarëve për të përdorur materiale të riciklueshme. ?Kontribo si qytetarë? është ky mesazhi që njësia administrative e Papërit në Elbasan u ka adresuar qytetarëve në funksion të mbrojtjes së mjedisit. Projekti i mbështetur nga bashkia e Elbasanit dhe agjencia e shërbimit pyjor dhe mjedisit ka si qëllim mos-hedhjen e mbetjeve plastike në lumin Shkumbin, zëvendësimin e qeseve plastike me produkte të riciklueshme, etj. Bashkia Elbasan ka hartuar një plan mjedisor për menaxhimin e mbetjeve dhe ndotjes.