Ora News – “Funerali i Hijes”, shkrimtari Odise Kote promovon romanin e tij të fundit

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Në këtë qytet, njeriu, para se të jetë qytetar i lirë, i pavarur, është fillimisht gjyqtar. Ose më saktë është gjyqtar, po aq sa është dhe i gjykuar.
Çdokush gjykohet e gjykon tjetrin. Për gjithçka? kështu shkruan për Gjirokastren, Odise Kote në romanin e tij më të fundit ?Funerali i Hijes?.
Romani, me një titull krejt simbolik i vendos ngjarjet ne fundit e viteve 1940, ndërsa temën e merr nga ndryshimet jo vetëm politike por edhe sociale që përjeton vendi ynë në atë periudhë.
Kote: Është një hije duale që ka brenda edhe të gjallët dhe të vdekurit. Kam dashur t?i jap këtë gjurmë të pashlyeshme të një kohe me personazhet të cilët vijnë rrotull në një karrucel, ku i mençuri dhe i marri, ku njeriu i thjeshtë dhe gjeniu hetojnë bashkë në një qytet.
Për shkrimtaren Diana Çuli romani është një prurje entuziaste në lëvrimin e vazhdueshëm të letërsisë.
Çuli: Ky është një shembull që letërsia shqipe, herë pas here i vjen kreshta dhe nxjerr një roman të mirë.
Por të tjerë gjejnë ndër rreshta edhe ndikim të gjeniut të letrave, Kadaresë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/funerali-i-hijes-shkrimtari-odise-kote-promovon-romanin-e-tij-te-fundit/