Intervistë për Ora News - Boçi: Ne flasim për dinozaurët e krimit, Rama nxjerr Bibën e KQZ-së

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Duke komentuar deklaratën e kreut të KQZ-së, Denar Biba sipas të cilit mund të shtyhej afati i regjistrimit të Partisë Demokratike, deputeti demokrat Luçiano Boçi i ftuar në studion e Ora News, thotë se shtyrja është absurde.
Ai deklaron se ndërkohë që opozita flet për dinozaurët e krimit dhe të drogës, Rama nxjerr Bibën e KQZ-së.
Boçi: Kjo zgjatja e dhënë nga kryetari duket pak absurde dhe i ngjan bombolës së oksigjenit që KQZ-ja ia vendosur Ramës me qëllim që Rama të zgjasë agoninë e karriges së tij. Kërkon ta shtyjë në limite opozitën. Ne Ramës i flasim për dinozaurët e krimit dhe drogës dhe Rama na tregon Bibën e KQZ-së. Këtu ka një zhbalancim sepse këtu është kryeministri që thotë unë nuk e shkel Kushtetutën dhe nxjerr KQZ-në, e cila shkel Kodin Zgjedhor që është Kushtetuta e zgjedhjeve. Afati i regjistrimit të partive politike është i përcaktuar shumë qartë dhe nuk mund t?i nxjerrë as Biba nga xhepi as Rama nga Facebook-u.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/boci-shtyrja-e-zgjedhjeve-nuk-eshte-kerkese-e-pd-se-rama-te-largohet/

Category

📺
TV

Recommended