Ora News - LSI kritika për arsimin, Mehmetaj: Sistemi në korrupsion dhe klientelizëm

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News kwtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lëvizja Socialiste për Integrim ka thirrur në Tiranë një takim më të rinj nga e gjithë Shqipëria, në kuadër të hapjes së fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare. Takimi u fokusua tek edukimi, ndërsa deputetja Kejdi Mehemtaj, rezervoi sërish kritika për ministrin e arsimit ndërsa tha se LSI- ka një program të plotë për ta nxjerr sistemin nga klientelizmi dhe korrupsioni.
Mehmetaj: Lëvizja Socialiste për Integrim, ne, nuk jemi të kënaqur me arsimin në Shqipëri. Ne duhet të kërkojmë më shumë, sepse Shqipëria e ka të gjithë potencialin që të kthehet në qendrën e studimeve universitare në rajon, sepse profesorët tanë janë të shkëlqyer dhe potenciali është shumë i madh.
Mehemetaj paralajmëroi dhe ndryshimin e maturës shtetërore.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/lsi-kritika-per-arsimin-mehmetaj-sistemi-ne-korrupsion-dhe-klientelizem/