Ora News - Investimet, kryeministri Rama inspekton 7 kantierët e ndërtimit

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News kwtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Rama ka inspektuar 7 kantierët e hapur të ndërtimit në qarkun e Fierit që nga nisja e punimeve në akset kryesore, parkun qëndror, shkolla e deri në restaruimin e parkut arkeologjik të Apolonisë. Ndërhyrjet në fjalë sipas shefit të qeverisë bëhen për ti dhënë fund amortizimit e për ti shërbyer qytetarëve, fermerëve dhe turistëve.
Kryeministri ka inspektuar 7 investimet që po kryen nga qeveria dhe pushteti lokal në Fier.
Rruga ?Dervish Hekali? dhe ndërhyrje të tjera infrastrukturore pranë këtij segmenti kanë një investim afro 144 milion lekë dhe do ti japin fund amortizimit.
Fieri do të ketë së shpejti Parkun Qëndror të tij, një mjedis modern polifunksional bashkë me rehabilitimin e rrugës ?Xoxi Andoni? dhe hapësirave rreth saj.
Ky është një tjetër projekt i Rilindjes Urbane, investim me vlerë rreth 300 milion lekë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/investimet-kryeministri-rama-inspekton-7-kantieret-e-ndertimit/