Report TV - Mungojnë gjyqtarët, shtyhen gjyqet 5 gjyqtarë për 4 mijë dosje në vit

Report TV

by Report TV

0 views
LEZHE-Gjykata e Lezhës ka një ngarkesë shumë të madhe dhe numri i gjyqtarëve për ti shqyrtuar çështjet është shumë i ulët.

Problematika është ngritur nga Kryetarja e Gjykates Ornela Naçellari, sipas të cilës ky është shkaku kryesor i zvarritjes së proçeseve gjyqësore, ndërsa kjo sjell dhe uljen e besimit të qytetareve tek drejtësia.

?Gjykata e Lezhës është një nga gjykatat që ka ngarkesën më të lartë dhe numër të pakët gjyqtarësh për shqyrtimin e këtyre çështjeve. Pasojat që vijnë tek qytetarët në varësi të llojit të çështjes janë të ndryshme por sigurisht këto janë të dëmshme sepse shqyrtimi i çështjes duhet të bëhet brenda një afati të caktuar më të arsyeshëm dhe më të shpejtë?, u shpreh kryetarja e Gjykatës Lezhe