Nis çarmatimi i grupit bask ETA-s - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Grupi militant bask ETA ka nisur procesin e dorëzimit te armeve, duke i dhëne fund kështu edhe formalisht rebelimit te fundit ne Europe. Ne një ceremoni te zhvilluar ne qytetin jugor France te Bajone, një inventar i armeve dhe vendndodhjes se tyre i është përcjelle autoriteteve te drejtësisë. Eta ka vrare me shume se 800 persona dhe ka plagosur mijëra te tjerë ne me shume se 40 vite konflikt te dhunshëm. Ne vitin 2011, lëvizja radikale shpalli armëpushimin, por nuk u çarmatos. Grupi u krijua me shume se 50 vite me pare ne periudhën e diktatorin spanjoll gjeneral Frankos. Qëllimi kryesor i tij ishte krijimi i shtetit te pavarur bask ne territorin ne jugperëndim te Francës dhe ne veri te Spanjës. Vrasjen e pare e realizoi ne vitin 1968, duke eliminuar shefin e policisë sekrete ne qytetin e San Sebastianit. Franca dhe Spanja refuzojnë negocimin me ETA-n, e cila është ne listën e zeze te BE-se si nje organizate terroriste. Përmes nje deklarate, drejtuesit e saj njoftuan se urojnë qe procesi i çarmatimit do te kontribuoje ne konsolidimin e paqes ne rajonet baske.