Ora News - Kukësi sfidon Vllazninë, Trajneri Gjoka: Fitorja është e vetmja alternativë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kukësi do të synojë fitoren përballë Vllaznisë për të vijuar kryesimin në kategorinë superiore. Koliçi dhe Shameti janë rekuperuar dhe do të zbresin në fushë, ndërkohë trajneri i bluve Ernest Gjoka e vlerëson maksimalisht ekipin shkodran , megjithatë thekson se skuadra e tij nuk ka alternativë tjetër përveç 3 pikëve.
Kukësi do të përballet me Vllazninë në një takim shumë të rëndësishëm duke qënë se kampionati hyn në fazën e fundit. Simon Rrumbullaku dhe Pashaj nuk janë të gatshëm për shkaqe fizike, ndërsa Koliçi e Shameti duket se janë rekuperuar dhe do të zbresin në fushë. Trajneri i bluve Ernest Gjoka e vlerëson maksimalisht këtë sfidë duke theksuar se fitorja është e vetmja alternativë
Kukësi nuk e shijon humbjen prej 27 javësh në kampionat dhe kryeson mer meritë renditjen e kategorisë superiore sëbashku me Partizanin. Në ndeshjen ndaj Vllaznisë klubi kuksian ka vendosur që hyrja për tifozët të jetë pa pagesë. Në këtë mënyrë pritet një prezencë e konsiderueshme spektatorësh në stadiumin ?Zeqir Ymeri.

Për më shumë lexoni në:
http://sport.oranews.tv/kukesi-sfidon-vllaznine-trajneri-gjoka-fitorja-eshte-e-vetmja-alternative/

Recommended