Report TV - Basha i kthen përgjigje Ramës: Dialog vetëm për qeveri teknike

  • 7 years ago
Nga çadra e ngritur para Kryeministrisë, kryedemokrati Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje Edi Rama pas ftesës për dialog.

Basha është shprehur se nuk pranojmë dialog fasadë, ndërsa jemi të hapur të bisedojmë vetëm për krijimin e qeverisë teknike.

?E hapur mbetet ftesa për dialog për qeverinë teknike. Ne do t?i përgjigjemi çdo ftese për dialog me kushtin që ato të mos jenë me fjalime të parapërgatitura, si ajo e 6 qershorit të vitit të shkuar?, tha Basha para mbështetësve të tij.

Basha ka dy objektiva nga dialogu politik. "Jemi të hapur për dialog të vërtetë politik me dy objektiva; ndërtimin e qeverisë teknike dhe përcaktimin e mandatit të kësaj qeverie për dekriminalizimin e institucioneve të saj dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të lira" tha ai.