Në distancë Edi Rama dhe Lulzim Basha nuk i kanë kursyer ftesat për dialog që sjell kapërcimin e krizës politike që po kalon vendi. Por një hap konkret deri më sot nuk është hedhur. Leximin politik të deklaratave të tyre e kanë të ndryshëm edhe Ambasadorët e akredituar në vendin tonë. Ai austriak Johan Sattler ndryshe nga qëndrimi i koleges së tij gjermane të bërë publik më parë se në zgjedhje marrin pjesë ato parti që dëshirojnë, ai deklaron se demokracia kërkon pjesmarrjen e të gjithëve në proçes.