Ora News – Skënderbeu-Teuta, trajneri Daja: Të kryejmë një hap drejt kualifikimit

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Skënderbeu do të zbresë në fushë kundër Teutës në gjysmë-finalen e parë të Kupës së Shqipërisë pas disfatës ndaj Partizanit në kampionat. Në lidhje me përballjen ndaj durrsakëve tekniku 60 vjeçar u shpreh se gjithçka rreth kualifikimit do të zgjidhet pas 180 minutave, megjithatë korçarët duhet të kryejnë një hap të rëndësishëm përpara që në sfidën e parë.

Trajneri i "bardhekuqve" nuk la mënjanë edhe luftën për titull duke theksuar se pavarësisht distancës prej 5 pikësh me kreun dhe vështirësive të shtuara, Skënderbeu e tregoi me paraqitjen ndaj Partizanit se i ka mundësitë për tu shpallur sërish kampion.

Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/skenderbeu-teuta-trajneri-daja-te-kryejme-nje-hap-drejt-kualifikimit/

Recommended