Report TV - "Lamtumirë Françesk Radi! I dënuar të kujtohesh përjetë"

  • 7 years ago
Mes lotëve e dhimbjes, i është dhënë lamtumira e fundit kantautorit të njohur shqiptar Françesk Radi.

Familjarë, miq, kolegë por edhe fansa të tij të shumtë kanë mbushur hollin e Radio Televizionit Shqiptar për të nderuar kujtimin e tij dhe në shenjë mirënjohje për atë që ai la pas.

Homazhet nisën në orën 10:00 dhe kanë vijuar deri në 12:00 në ambientet e RTSH, aty ku Françesk Radi punoi për disa vite me radhë.

Në sfond këngët e tij, lule të ndryshme dhe me duartrotiktje të shumta, sot Françesk Radi u përcoll për në banesën e fundin.