Report TV - Lezhë, dy muaj pa asistencë përfituesit: Nuk kemi bukën e gojës

  • 7 years ago
LEZHE-Të varfrit e Lezhës kanë 2 muaj pa ndihmë ekonomike.

Shkak është bërë ngërçi i krijuar në Këshillin Bashkiak të Lezhës i cili ka bllokuar dhe shpërndarjen e ndihmës ekonomike.

Janë qindra familje në nevojë të cilët nuk kanë marrë pagesën prej afro dy muajsh, për shkak se nuk është mbledhur këshilli bashkiak për të miratuar buxhetin për këtë shtresë.

Kjo situatë ka krijuar mjaft probleme për familjet e varfra të cilët thonë se kjo pagesë është e vetmja e ardhur për ta dhe se në këto kushte po vuajnë për bukën e gojës.

?Të na heqin dhe asistencën dhe të dalim të flemë jashtë, të sëmurë kemi me 3 kalamaj, nuk e dimë çfarë të bëjmë më para, nuk ka 1 javë që nxora nga spitali burrin dhe djalin?, tha njëra nga qytetaret.

?Pa bukë jemi, po vdesim për bukë, dal dhe shes luledielli dhe as këto s?na lejon policia ti shesim, shyqyr që ka gjethe mullage dhe e mbledhin e hamë?, u shpreh një tjetër qytetare.

Drejtori i Shërbimit Social në Bashkinë Lezhë, Jak Pjetri shprehet se është përgatitur i gjithë dokumentacioni dhe tashmë prite vetëm mbledhja e Këshillit Bashkiak për miratimin e ndihmën ekonomike të dy muajve së bashku.

Category

📺
TV

Recommended