Ora News – Meta: Çdo lloj destabiliteti, është kosto për vendin

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga njësia numër 1 e Tiranës në një takim me të rinjtë e forumit rinor të LSI, Ilir Meta, theksoi se është e rëndësishme që vendi të kalojë një proces zgjedhor të qetë dhe pa konflikte si e vetmja mënyrë për t?i shërbyer qytetarëve. Duke vlerësuar rolin e të rinjve, Meta tha se politika ka nevojë për njerëz me më shumë integritet që vënë interesin e vendit përpara interesin personal.
Zgjedhjet nuk bëhen as për opozitën dhe as për pozitën, por për qytetarët shqiptar. Nga njësia numër 1 në Tiranë, kreu i LSI, Ilir Meta, theksoi se zgjedhjet duhet të bëhen në mënyrë të qetë pa konflikte.
Meta: ?Ne duam që zgjedhjet të bëhen të lira sepse nuk bëhen as për opozitën as për pozitën. Zgjedhjet bëhen për qytetarët shqiptar. Janë ata që votojnë, që vendosin për të ardhmen e tyre dhe kjo duhet bërën në mënyrë më të qetë dhe më demokratike sepse çdo lloj destabiliteti, çdo lloj konflikti, është kosto për vendin, por është kosto edhe për çdo qytetar dhe për çdo familje, dhe aq më tepër për çdo të ri dhe çdo të re?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-cdo-lloj-destabiliteti-eshte-kosto-per-vendin/

Category

📺
TV

Recommended