Lu e Arvizu takojnë Bashën dhe Metën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne një kohe qe opozita e ka përqendruar gjithë betejën e saj politike ne çështjen e trafikut te drogës dhe ndikimin qe mund te kete ne zgjedhje, ne Tirane ka mbërritur Zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, ne byronë e luftës kundër drogës Alexander Arvizu. Paraditen e sotme Arvizu i shoqëruar nga ambasadori amerikan ne Tirane, Donald Lu, ka takuar liderin e opozitës Lulzim Basha, i cili e ka njohur me shqetësimin e Partisë Demokratike per kultivimin e lendeve narkotike. Me pas Zv. Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit ne byrone e luftës kundër drogës Arvizu ka zhvilluar nje takim edhe me kryetarin e parlamentit Ilir Meta. Sipas njoftimit te zyres se shtypit te kuvendit gjate takimit, Meta dhe Arvizu kane ndarë shqetësimin e përbashkët mbi situatën aktuale politike në vend. Mesohet se nga ana e tij, kreu i kuvendit Meta ka theksuar se vendi ka nevojë për dialog e përgjegjshmëri për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme dhe për të avancuar reformat kyçe në vend si ajo e sistemit të drejtësisë.