Rama: Qëllimi i çadrës është bllokimi i vetingut - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe komunikimin javor të kësaj së diele, kryeministri Edi Rama ia kushtoi përgatitjeve për zgjedhje dhe qëndrimit të opozitës në çadrën e protestës. Sipas Rames Partia Demokratike nuk i do zgjedhjet. ?A keni parë ndonjëherë që mazhoranca ti lutet kështu opozitës për dialog vetëm që OSBE të mos na thotë jo. opozita nuk do zgjedhje. Dhe kjo është demokratike. Opozita mund të mos hyjë në zgjedhje, por nuk i detyron dot të tjetër të mos hyjë në zgjedhje.? Kryeministri Edi Rama edhe një herë theksoi se qëllimi i vërtetë i protestës është bllokimi i Vettingut. ?Meraku jonë është reforma në drejtësi. Ata janë ngujuar aty në çadër, sepse kanë frike nga vetingu, janë aty kur duhet te jene ne parlament.? Duke iu referuar proceseve qe nga viti 1996 kryeministri tha se Partia Socialiste ka qene gjithnjë ne mbrojtje te tyre dhe se opozita nuk mund te pretendoje vjedhjen e zgjedhjeve qe nuk janë mbajtur ende.