Report TV - Taulant Balla dhe Tahiri: Vetëm Rama kryeministër

  • 7 years ago
Saimir Tahiri dhe Taulant Balla kanë hedhur poshtë cdo pritshëmri të aleatëve për të drejtuar qeverinë, të artikuluara disa herë nga eksponentë të LSI-së gjatë këtyre 2 javëve.

Drejtuesi i PS-së së Tiranës, foli në asamble për ankesa që vijnë nga baza për koalicionin, dukë përcjellë gjithashtu mesazhin se edhe vetëm PS e ka fitoren e garantuar.

Në të njëjtën linjë ishte dhe drejtuesi politik i Elbasanit, njëkohësisht n/kryetar i grupit të deputetëve të PS-së , Taulant Balla.

Sipas tij janë vetëm 2 alternativat për kryeministër, e ndër to jo ilir Meta.

"Por është e sigurt që zgjedhjet që kemi përpara janë aq sa të vështira, aq dhe të lehta.

Për sa të vështira e thamë, por janë dhe shumë të lehta. Kandidojnë 2 kandidatë për kryeministër, jo më shumë.

I pari dhe fituesi është Edi Rama; i dyti s?ka asnjë shans. Luli nuk ka shans, s?kemi çfarë t?i bëjmë.

Ne jemi gati në 18 qershor për të fituar. Mos harroni: në 18 qershor ka zgjidhje, ka zgjedhje dhe ne do të fitojmë" tha ai.

Category

📺
TV

Recommended