Ora News – Akti human i besimtarëve, i ndërtojnë shtëpinë familjes prej 6 anëtarësh

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Historia e një familje në Farkë që jetonin prej 14 viteve në një barakë, preku zemrat e besimtarëve mysliman të cilët vendosën ti ndihmonin ata. Besimtarët arritën që për 3 muaj me kontributin e tyre ti ndërtonin familjes Biba një shtëpi të re.
Remzi Biba, babai i 4-fëmijëve gëzon tashmë shtëpinë e re ndërtuar falë kontibutit të besimtarëve myslimanë dhe shqiptarëve që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjeve të tyre.
Ai ka jetuar në Farkë në këtë barake për 14 vjet. Në kushte ekstreme varfërie, që për shkak të lagështisë, fëmijët e tij prekeshin vazhdimisht nga problemet shëndetësore.
Remzi Biba: Ne 6 veta, dy dhoma kishim, ca andej, ca këtej. Nuk punojmë asnjë, jetojmë me një asistencë. Dhe një KEMP nuk ma ka kanë dhënë fare se thonë nuk të takon, duhet të të presësh gjithë dorën.
Kryefamiljari insiston të falenderojë të gjithë ata që kanë kontribuar në banesën që ndryshoi tërsisht jetën e familjes Biba.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/akti-human-i-besimtareve-i-ndertojne-shtepine-familjes-prej-6-anetaresh/

Category

📺
TV

Recommended