Ora News - Vëllai i ministrit Lefter Koka mbahet tre orë në polici

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shoqërohët në polici dhe më pas lihet i lirë Nard Koka vëllai i ministrit te Mjedisit Lefter koka.
Nard Koka u mbajt në ambientet e komisariatit rreth tre orë, dhe pas marrjes në pyetje ai u la i lirë.
Burime nga policia e Durresit bëjne me dije se shkak për shoqërimin është bërë një sherr i djalit të tij me punonjësit e policisë.
Ai është gjobitur nga policia rrugore për një kundravajtje në rrugë.
Nard Koka ka dalë në mbrojtje të të birit duke u konfliktuar me policët e rrugores.
Kjo ka bërë që efektivet ta shoqërojnë atë, së bashku me të birin, në komisariatin e policisë së Durrësit për kundërshtim të forcave të rendit.
Lajmi mbërriti në redaksi reth orës 15: 45 minuta të ditës së sotme.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/shoqerohet-ne-polici-nard-koka-vellai-i-ministrit-te-mjedisit/

Recommended