Report TV - Selfixhe Ciu, si u internua gazetarja e parë shqiptare, flet e bija, Merita

  • 7 years ago
Historia e veçantë e njërës prej gazetareve dhe poeteve të para të viteve ?30-?40 Selfixhe Ciut, vjen përmes rrëfimit tronditës së të së bijës Merita Broja?.

Në një natë të zezë trokasin në derën e bashkëshortëve Selfixhe Ciu e Xhemal Broja. Juristi Broja që merrej me dramaturgji dhe poetja e gazetarja e njohur, nuk mund t?u besonin syve e veshëve për atë që po ndodhte atë natë.
Ishte fillimi i viteve ?60. Policia e Sigurimit të Shtetit hyn me forcë në derë. ?Jeni të internuar?. ?Pse?, -pyesin ata ?Atë e dimë ne?... Ndoshta gazetarja Ciu e shkolluar në Itali dhe në Francë, u kujtua në atë çast se para disa kohësh kishte akuzuar ?Partinë Komuniste që nuk po respektonte të drejtat minimale të njeriut?.

Ja si e tregon Merita Broja natën e frikshme: ?Internimi i parë ka qenë në vitin 1947, në Kuç të Vlorës. Kurse internimi i dytë ka qenë më vonë, në vitin 1966, në fshatin Gradishtë, në rrethin e Lushnjës. Ka qenë një natë e tmerrshme. Nuk dinim asgjë. Ndodhi rreth orës 4.00 të mëngjesit, pak para vitit të ri. Atë natë kishim diskutuar se ku do ta festonim vitin e ri. Dhe të mendosh që bie dera, sheh plot oficerë sigurimi, i plotfuqishmi i lagjes, që të thonë: ?Mblidhni plaçkat, gjërat më të domosdoshme sepse jeni të internuar?. ?Pse??. ?Atë e dimë ne?. Kjo ka qenë përgjigjja. Thanë që ?vajza nuk është e përfshirë në internim, nëse keni njeri ku ta lini, lëreni, nëse s?keni merreni me vete?. Pas dy-tre ditësh e morëm vesh dhe asnjëherë nuk iu dha një arsye përse shkuan në internim. Mbaruan pesëvjeçarin e parë, u erdhi një pesëvjeçar u dytë. Pastaj duket se dikush i thirri mendjes dhe e hoqën masën e internimit. U kthyen këtu.?.

Recommended