Ora News - Trump mbështet Bashën? Bare: Kur doli tek VOA, kuptuam që ishte në SHBA

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti socialist, Besnik Bare, thotë se çadra e protestës së opozitës është fasada që ka veshur Lulzim Basha për të shpëtuar statusin e vet politik dhe për të bllokuar reformën në drejtësi.
I ftuar në ? Ora e Intervistës? në RTV Ora News, Bare thotë se demokratët nuk po lexojnë si duhet as mesazhet e ndërkombëtarëve, të cilët qartazi kërkojnë ti jepet fund bojkotit.
E ndërsa vetë zoti Basha ka deklaruar se ka mbështetjen e SHBA dhe Administratës së Trump, Bare ka këtë koment:
?Ne e pamë Bashën së fundi në Uashingon dhe produkti i vizitës së tij ishte pothuajse anonim. Unë dhe shumë kolegë nuk do e merrnim vesh që Basha ishte prezent aty nëse nuk do kishte dalë të jepte intervistë tek Zëri i Amerikës. Nga ana tjetër mesazhet nuk i jep një senator, nuk i jep një kongresmen, mesazhet i japin institucionet, i jep Departamenti i Shtetit dhe DASH i jep këto mesazhe përmes Ambasadës amerikane. Ambasada amerikane në Tiranë ka qenë jashtëzakonisht e qartë dhe jo kontradiktore. Mesazhet që kemi marrë ne që nga dita e parë janë dialogu, ulja e agresivitetit, konstruktiviteti?.
Deputeti socialist thotë se vendi nuk ka asnjë emergjencë për qeveri teknike. Bare argumentoi pse PS është kundër votimit elektronik, ndërsa lidhur me ndryshimet në kodin zgjedhor ai thotë se Kryeministri dhe PS janë të hapur për dialog me opozitën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/trump-mbeshtet-bashen-bare-kur-doli-tek-voa-kuptuam-qe-ishte-ne-shba/