CDU-CSU, Bashës: Je në rrugën e gabuar

  • 7 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë një letër nga zëvendëskryetari i grupit të CDU-CSU në Parlamentin gjerman, Franz Josef Jung, i cili shpreh shqetësimin se zgjedhjet e 18 Qershorit mund të falsifikohen si pasojë e blerjes së votave, por ai e cilëson rrugë të gabuar zgjidhjen e kësaj çështjeje përmes bojkotit të parlamentit dhe mos regjistrimit në zgjedhjet parlamentare.

?Edhe ne jemi gjithashtu shumë, shumë të shqetësuar që në zgjedhjet e 18 Qershorit mund të ketë falsifikim të madh të zgjedhjeve si rezultat i blerjes së votave dhe mjeteve të tjera. Por ne mendojmë se është rruga e gabuar, që ky problem mundohet të zgjidhet përmes bojkotit parlamentar dhe deklarimin e mos regjistrimit për zgjedhjet e 18 Qershorit, nëse qeveria e zgjedhur shqiptare nuk jep menjëherë dorëheqjen dhe të zëvendësohet me një "qeveri teknike" nga të gjitha grupet parlamentare?.

Ish - Ministri gjerman i Mbrojtjes, Jung shprehet gjithashtu se vonesa e Reformës në Drejtësi dhe bojkoti i zgjedhjeve nga opozita do ta kthenin Shqipërinë shumë mbrapa në rrugën e saj drejt BE-së dhe se një vendim i tillë do të dëmtonte marrëdhëniet mes PD-së dhe CDU/CSU-së.

?Duke qenë se ka mënyra të tjera për të ulur rrezikun e zgjedhjeve jo të drejta do të doja t?ju drejtoja lutjen tonë urgjente, për t'i dhënë fund menjëherë bojkotit parlamentar, për të marrë pjesë në mënyrë aktive në zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe për t´u regjistruar për zgjedhjet kombëtare, pa vendosur parakushtet e përmendura më sipër?.

Nuk është e qartë nëse edhe CDU/CSU do të ketë të njëjtin qëndrim, por Jung thotë se ai ka mbështetjen e grupit të punës të Ballkanit Perëndimor. Basha do të jetë të martën në takimin e partive popullore, ku pritet të diskutohet edhe situata politike në Shqipëri.

Tv Klan