Report TV - Idrizi:Të gjitha partitë të shkojnë në zgjedhje jashtë koalicioneve

  • 7 years ago
Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, aleat në koalicionin e Partisë Socialiste, bën një propozim surprizë tre muaj përpara zgjedhjeve parlamentare.

Gjatë një takimi me simpatizantë të PDIU në Bërzhitë, Tiranë, Idrizi kërkoi që të gjitha partitë politike të testohen në zgjedhje vetëm dhe jo në koalicione.

?Sistemi ynë zgjedhor nuk është një sistem ku qytetarët të kenë akses të barabartë dhe të jetë transparent. Do doja t?ju pyesja juve, a e dini se përse Shqipëria është e ndarë në 12 qarqe dhe pse jo në më pak apo më shumë? E dini pse?! Sepse jemi të detyruar që të hyjmë në koalicione dhe prandaj PDIU e ka theksuar që, le të shkojnë të gjitha partitë jashtë koalicioneve. Le të shkojnë përballë qytetarit. Të marrë gjithsecili votën dhe peshën që i takon e më pas të bëjmë koalicionet. Prandaj propozimi ynë është të bëjmë një proporcional kombëtar", u shpreh Idrizi.