Ora News – “Armiq të betuar”, Rama: Je mbetje e KPD-së. Blushi: Ti të vret pas shpine

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Si asnjëhërë tjetër në gjith këto muaj, paralamenti është mbërthyer me akuza dhe debate të ashpra mes ish kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të LIBRA Ben Blushi. Rama shpërtheu ndaj ish kolegut të tij, duke theksuar se mllefi që ai ka për mazhorancën, buron nga mos emërimi i tij në kabientin qeveritar dhe se ishte një mbetje e KPD-së.
Por Blushi, i tha Ramës, se ai ka mbrojtur kriminelët duke ia kundërvënë atij, ndërsa theksoi se qeveria e ka zhytur vendin në krizë. Me Blushin replikuan ministra dhe deputet të Partisë Socialiste.
Tirane? Si asnjëhërë tjetër në gjithë këto muaj, paralamenti është mbërthyer me akuza dhe debate të ashpra mes kryeministrit Edi Rama dhe Ben Blushit, dikur deputet socialist tani themelues i partisë ?Libra?.
Dikur miq tashmë janë bërë ?armiq të përbetuar në politikë?. Rama shpërtheu ndaj ish kolegut të tij, duke theksuar se mllefi që ai ka për mazhorancën, buron nga mos emërimi i tij në kabientin qeveritar dhe se ishte një mbetje e KPD-së.
Ai akuzoi themeluesin e partisë Libra se ka abuzuar me mandatin e deputetit socialist të Elbasanit për të përgojuar dhe baltosur qeverisjen
Rama tregoi dhe pse ai nuk e bëri ministër Blushin, ?reformatorin e pazbuluar të Shqipërisë?. E quajti Libra një veturë personale dhe Blushin një xhaketë jo vetëm e vjetër në garderobën e politikës së vjetër por dhe e kthyer mbrapsht më shumë se një herë, plot 20 vjet resht.
Më pas erdhi dhe përgjigja e Ben Blushit i cili e quajti të degraduar dhe njeri që të vret pas shpine.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-replikon-me-blushin-dhe-tregon-pse-nuk-e-beri-minister-tahirit-i-ngule-thiken-ne-shpine/

Recommended