Report TV - Rruga e Porto Romanos rrezikon jetën e banorëve, nuk ka asnjë mbikalim

  • 7 years ago
DURRËS-Rruga në Porto Romano të Durrës rrezik për jetën e kalimtarëve. Më të rrezikuarit nxënësit e shkollës 9-vjeçare. Nuk ka asnjë mbikalim.

Për shkak të mungesës së një mbikalimi, banorët e zonës janë të detyruar që të kalojnë mbi trafikndarësen për të kaluar në anë tjetër të rrugës së re.

Por ata që rrezikojnë më tepër janë fëmijët e shkollës, të cilët 2 herë në ditë kalojnë këtë rrugë.

Ndërkohë që shpejtësia e levizjes së mjeteve në këtë aks është shumë e lartë.