Report TV - Zbulohen Kujtimet e Agollit, pengu: Po vdiqa lexoni shkrimet e pabotuara

  • 7 years ago
TIRANE-Një libër kujtimesh, që Dritëro Agolli e ka nisur prej vitesh, gjendet ende në dorëshkrim. Gjashtë javë pas ikjes nga jeta të shkrimtarit të madh, e bija Elona po publikon në Facebook-un e saj dhjetëra dorëshkrime që nuk janë botuar.

Disa nga dorëshkrimet shprehin përjetime dhe ndjesi reale të shkrimtarit në marrëdhënien me njerëzit, miqtë, familjarët dhe politikanët.

Vajza e Dritëro Agollit, Elona Agolli ka publikua edhe vetë parathënien e një libri kujtimesh të shkruar nga dora e tij, ku shkrimtari shprehet konkretisht se e ka nisur shumë vite më parë mes shumë dilemave Librin e Kujtimeve.