Mustafa kundër Thaçit për ushtrinë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti Haahim Thaçi nuk ka kundër vetëm SHBA dhe NATO-n në nismën e tij për të transformuar FSK-në në ushtri të Kosovës. Kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar se ushtria nuk mund të krijohet pa koordinimin me ndërkombëtarët. Në një aktivitet për 27 vjetorin e partisë së tij, LDK në Podujeve, Mustafa e beri te qarte se ajo do të themelohet vetëm në koordinim me SHBA dhe Aleancën e Atlantikut Verior. Presidenti Thaçi pret që projektligji për transformimin e FSK-së të kalojë në parlament dhe jo përmes ndryshimeve kushtetuese, që janë të pamundura për shkak të kundërshtimeve të deputeteve të Listës Serbe. Për këtë çështje ka reaguar edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri. Ai është shprehur se ushtria duhet bërë, por duhet treguar kujdes me marrëdhëniet e partneritetit dhe bashkëpunimin me aleatët e Kosovës. Procesi i transformimit FSK në ushtri është kundërshtuar me forcë nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawi, që ka përsëritur se se një gjë e tillë nuk duhet të bëhet pa ndryshime kushtetuese.