Ora News – Shqipëria 360 gradë, ture virtuale përmes Google Street View

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nëse keni pasiguri për atë se çfarë ju pret në destinacionin që keni zgjedhur për të pushuar apo vizituar, më parë bëni një tur virtual. Nga një smartphone apo tablet, vizitorët e huaj dhe ata vendas mund të shohin Shqipërinë 360 gradë, duke hyrë brenda çdo objekti, vend muzeal, historik apo hotel. Projekti mundësohet nga Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe përmes Google Street View.
Nga një tablet, smartphone apo kompjuter ju mund të hyni brenda hoteleve që doni ti zgjidhni për të pushuar, në vendet apo objektet historike të Shqipërisë, madje mund të bëni edhe një shëtitje përgjatë rivierës shqiptare duke përdorur teknologjinë vituale ?Google Street View?.
Këtë kujdo dhe kudo që të ndodhet ia mundëson projekti ?Shqipëria 360 gradë?.
Leonard Maçi: Interesimi për të zhvilluar një trend të ri në ekonominë shqiptare, duke dhënë idenë e turizimit si një burim të ardhurash. Shfrytëzohet çdo mënyrë e mirë dhe bashkëpunuese nëpërmjet institucioneve.
Frederick Debetto, krijues i projektit: Një tur 360 gradë permes Google Maps. Ju mund të shkoni brenda një ambienti, të hidhni një sy rreth e rrotull dhe ta vizitoni atë praktikisht edhe pse nuk ndodheni fizikisht aty.
Profesionistët për shërbime të ndryshme për sektorin e turizmit është një shqetësim i kahershëm për të cilin ende mbetet shumë punë për ty bërë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/shqiperia-360-grade-ture-virtuale-nga-smartphone-permes-google-street-view/