Report TV - Apeli i 75-vjeçarit për Report Tv: Jam rrugëve, dua të shkoj në azil

  • 7 years ago
Është 75 vjeç, i vetëm dhe kërkon të strehohet në qendër rezidenciale për të moshuar.

Sigurisht që synon qendrat publike, pasi ato jo publike janë të pabërballueshme për pension e tij prej 18 mijë lekësh.

Ky është rasti i 75-vjeçarit Mehmet Osmani, i cili ka vetëm një kërkesë, të dli nga ferri ku jeton dhe të strehohet në shtëpi të moshuarish.

Kushtet në të cilat jeton, nuk janë të denja ëpr askënd, edhe pse ai paguan qeranë çdo muaj nga 12 mijë lekë.

Motra e Mehmetit, Lumturia, shprehet se është e vetmja mënyrë që të sigurojë përkujdesje për vëllain e saj, pasi ajo vetë është e pamundur nga ana shëndetësore, duke qenë se vuan nga një sëmundje tejet serioze.

Mehmeti ka kaluar një herë në komisionin e shërbimti social shtetëror, dhe madje i është sugjeruar strehimi i tij në qendrat jashtë Tiranës, por sipas të motrës, Lumturi Murati, kërkesa pët të qëndruar në Tiranë nuk është këkresë luksi, por një domosdomshëri, që vëlla e motër të kenë mundësi të takohen.