Dita e verës festohet në Tiranë dhe Elbasan - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tirana pushtohet nga qytetaret qe festojnë 14 marsin, qe njihet si dita e verës. Bulevardi ?Dëshmoret e kombit?, aty ku u përqendruan shumica e aktiviteteve u mbush me te rinj qe ne mëngjes. Hapjen e aktiviteteve e bën rreth 2400 fëmije te cilët performuan se bashku nen ritmin e muzikës. Parku i liqenit artificial u mbipopullua ketë te marte nga familje te shumte qe kishin marre me vete ushqime. Me te lumturit ne ditën e verës duken te vegjlit. Per shitësit e ballokumeve 14 marsi është nje dite e veçante, sepse festa e ditës se verës nuk mund te kuptohet pa ketë ëmbëlsire. Aktivitetet per Ditën e verës parashikohen te mbyllen ne orët e vona te mbrëmjes, përfshire këtu edhe koncertin e organizuar nga bashkia dhe vodafone, skena e se ciles do te përcjelle muzike per te rinjtë. Edhe pse ishte këshilluar qe qytetaret ditën e sotme te shmangnin lëvizjet me makina, duket se kërkesa e Bashkisë ra ne vesh te shurdhet, pasi trafiku ketë te marte ne Tirane ishte tejet i renduar, duke penguar edhe qytetaret qe kishin vendosur te lëviznin ne këmbe. Ndërkohe mijëra qytetare te tjerë zgjodhën Elbasanin. Ne kryeqytetin e festimeve te ditës se verës, njerëzit kishin ardhur nga te gjitha rrethet e Shqipërisë.