• 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në prag të takimit të Këshillit Veriatlantik të NATO-s, ia ka dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe shteteve anëtare të NATO-s.Në këtë takim pritet të diskutohet edhe për inicimin e plotësim-ndryshimit të Ligjit për FSK-në nga ana e presidentit Thaçi. Në këtë letër, Thaçi i shkruan Stoltenbergut dhe përfaqësuesve të shteteve anëtare të NATO-s dhe ua shpjegon tërë procesin e transformimit të FSK-sëThaçi thekson se Kosova e konsideron këtë transformim si një hap të domosdoshëm kushtetues dhe si të drejtë sovrane për të themeluar një forcë mbrojtëse për të mbrojtur integritetin territorial të Kosovës dhe për të kontribuar për paqen dhe sigurinë në rajon.Ai ka shtuar se si President i Republikës së Kosovës dhe Komandant Suprem i FSK-së, ndjen obligim për të ofruar të gjitha argumentet e nevojshme ligjore dhe politike në favor të këtij procesi të transformimit, për të shmangur çfarëdo keqkuptimi tek NATO dhe anëtarët e saj.Thaçi ka shpjeguar se në pajtim me Kushtetutën tonë, Kosova ka themeluar FSK-në (2008-2009) - një forcë e sigurisë kombëtare e aftë për të mbrojtur qytetarët dhe komunitetet duke u mbështetur në kompetencat e parapara me ligjin specifik për FSK-në, transmeton KosovaPress.Mirëpo, ligji sipas Thaçit e përkufizon FSK-në vetëm si një instrument të sigurisë që mbështet Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe që ndihmon autoritetet civile në rast të fatkeqësive natyrore dhe të emergjencave të tjera.

Category

📺
TV

Recommended