Ora News - Burime për Ora News - Ja emrat që pritet të zëvendësojnë Tahirin, Beqajn, Klosin e Çuçin

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sipas burimeve të Ora News emrat e mundshëm që do të zëvendësojnë Saimir Tahirin në postin e Ministrit të Brendshëm janë tre në diskutim.
Më favorit duket se është Niko Peleshi zv/Kryeministër.
Një tjetër alternativë është ministrja e Shtetit Ermonela Felaj. Dhe nje emër tjetër që po merret në konsideratë është Vexhi Muçmata, ish prokuror dhe anëtar i komisioni të posacëm të reformës në drejtësi, që cilësohet si më teknik nga dy emrat e tjerë politikë, Niko Peleshi dhe Ermonela Felaj.
Burime të Ora News bëjnë me dije gjithashtu se për zëvendësimin e ministrit të Shëndetësisë Beqaj janë 3 kandidatura: Anëtarja e Komisionit të Shëndetësisë Klodiana Spahiu, deputeti socialist, njëkohësisht anëtar në Komisionin e Shëndetësisë Ilir Pendavinji si dhe mjeku i njohur aktualisht deputet në kuvendin e Shqipërisë, Ylli Ziçishti.
Sa i përket postit të ministrit të Mirëqenies Sociale, përfliten gjithashtu tre emra. Njëra nga kandidaturat potenciale është Evis Kushi, anëtare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, kandidatura e dytë është Arta Dade, anëtare e Komisionit të Jashtëm dhe Musa Ulqini, anëtar i Komisionit të Medias. Sipas burimeve, për ministrinë e Pushtetit Vendor, kandidatë janë Namik Dokle deputet prej 8 legjislaturash dhe anëtar i Komisionit të Jashtëm, Et?hem Ruka dhe Adelina Farrici, anëtare e Asamblesë së Përgjithshme të PS.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/ja-tre-emrat-qe-pritet-te-zevendesojne-tahirin-si-minister/