Report TV - Prapaskenat e largimit të Tahirit pakt parazgjedhor Rama-Meta?

  • 7 years ago
Katër muaj para zgjedhjeve parlamentare, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pika më e fortë e qeverisë ?Rama?, befas është larguar nga kabineti qeveritar. I konsideruar si një prej ministrave më të suksesshëm të qeverisë, njëherësh qendër e graviteti e akuzave më të rënda të opozitës prej katër vitesh, Saimir Tahiri, është larguar më në fund si ministër i Punëve të Brendshme.

Lajmi për largimin e ministrit Tahiri qarkulloi menjëherë pas një takimi të tij me kryeministrin Edi Rama, duke zënë në befasi jo vetëm opozitën, por edhe vetë mazhorancën, ministrat e tjerë të kabinetit qeveritar, deputetë, madje edhe kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.

Largimi i mundimshëm
Shqiptarja.com ka mësuar se, kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e së premtes, ka thirrur në zyrë ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilit i ka kërkuar që të japë dorëheqjen. Kërkesën për dorëheqje, kryeministri Rama e ka argumentuar me interesin parësor të Partisë Socialiste, domosdoshmërinë për një angazhim më të madh në fushatën elektorale, por edhe me mbarëvajtjen e koalicionit PS-LSI në tërësi.