Report TV - Meta:Vendimet politike jo mbi urrejte por përgjegjshmëri për të ardhmen

  • 7 years ago
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zhvilloi një takim me strukturat në Novoselë të Vlorës, ku shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari dhe Prof. Shezai Rrokaj, anëtar i kryesisë së LSI.

Duke folur para të pranishmëve gjatë këtij takimi, Meta, u shpreh se është koha që politikanët të marrim vendime të rëndësishme duke u bazuar në dashurinë për vendin.

Kryetari i LSI-së theksoi se të gjithë duhet të bashkohen për t?i dhënë vendit stabilitet dhe më shumë shanse për punësim qytetarëve.