Tiranë - Sekuestrohen 207kg kanabis, ishte fshehur në fuçi plastike

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një sasi prej 207 kg është gjetur nga policia e Tiranës në një stan për bagëtitë. Droga është gjetur në disa thasë najloni dhe fuçi plastike. Policia arrestoi Mehmet Hoxha, 67 vjeç, banues në Krujë.
Policia informon: Në bazë të informacioneve që disponoheshin, se në banesë ky shtetas, dyshohej se posedonte lëndë narkotike, janë organizuar shërbimet e Seksionit të Narkotikës, të cilët pas kontrollit të ushtruar në ambientet e banesës e më konkretisht tek një stanë për bagëtitë, u konstatua një sasi e konsiderueshme me lëndë të dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva. Materialet proceduriale i?u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të ?Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike?, parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sekuestrohen-207kg-kanabis-ishte-fshehur-ne-fuci-plastike/