Ora News – Meta: Para se të flasë politika, duhet të flasin ekspertët

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Krytari i Kuvendit dhe njëherësh kreu i LSI edhe një herë është ndalur te konsensusi politik por këtë radhë për ti dhënë frymë zhvillimit të ekonomisë. Në Forumin Ekonomik të LSI ku u prezantua plani strategjik i saj për punësimin Meta tha se politika duhet të heshtë dhe është koha të flasin ekspertët e ekonomisë.
Meta: Është koha që për çështjet më madhore të zhvillimit ekonomik të kemi një konsensus bipartizan. Por përpara se të flas politika sipas interesave të ditës, duhet të flasin ekspertët sepse nuk ka më kohë për amatorizëm në çështje që prekin të sotmen dhe akoma më shumë të ardhmen e vendit tonë.
Sipas kryeparlemtarit zhvillimi ekonomik është shansi i vetëm për të frenuar braktisjen e vendit nga të rinjtë.
Meta: Ekonomia është përcaktuese për t?u rikthyer besimin të gjithë atyre që shohin mundësinë sot jashtë kufijve të vendit, veçanërisht më të rinjve. Prandaj kjo strategji zhvillimi do të ketë në fokus pikërisht rininë, punësimin e saj të qëndrueshëm dhe cilësor.
LSI ndalet edhe një herë në nevojën për investime në bujqësi ndërsa për turizmin propozon:
Meta: Rritja në kohë dhe cilësia e produktit turistik duhet të maksimizojë vlerën e marrë nga pasuritë tona natyrore dhe trashëgimia historike, kulturore. Një objektiv madhor i zhvillimit tonë ekonomik do të jetë investimi në kapitalin njerëzor dhe veçanërisht brezat e rinj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-ti-garantojme-brezave-te-rinj-punesim/