Report TV - 8 Marsi, Klosi: Duhet reforma në drejtësi për të ulur dhunën në familje

  • 7 years ago
Në ditën e gruas, 8 Mars, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ishte në një nga fabrikat e reja të prodhimit, ku janë punësuar rreth 200 gra, një pjesë e të cilave ish gra të dhunuara.

Bashkë me anëtaret e Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore, që zhvilloi mbledhjen në këtë ambient, ministri Klosi iu shpërndau lule në vendin e punës, të gjitha grave, me mesazhin bashkëngjitur të fushatës kundër dhunës këtë vit, ?Unë zgjedh të jetoj pa dhunë? .

Në bashkëbisedim me të punësuarat në këtë fabrikë, ministri Klosi deklaroi se fuqizimi ekonomik I gruas është prioriteti I këtij viti, ku një nga programet e nxitjes së punësimit shkon pikërisht për kategoritë e grave që kanë vështirë hyrjen në tregun e punës.

Recommended