“Traviata” në Shkodër, pas 31 vitesh rikthehen turnetë e operës

  • 7 years ago
Opera ?Traviata? e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të shfaqet në Teatrin ?Migjeni? në Shkodër në datat 9 dhe 10 mars.

Ndërkohë, shkodranët artdashës i kanë blerë të gjitha biletat, pohon institucioni. ?Traviata? do të udhëtojë edhe në rrethe të tjera të vendit, në Vlorë, Elbasan e më gjerë.

Rikonstruksioni i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit ka shkaktuar zhvendosjen e premierave në mjedise të ndryshme kulturore.

Këtë të hënë drejtoresha Zana Çela ka shpallur kalendarin artistik dhe tha se turnetë po rikthehen pas 31 vjetësh, që kur ?Traviata? u dha në qytetin e Fierit e të Vlorës në vitin 1986.

Çela tha ndër të tjera se 2017-a është shpallur viti i 'Prenk Jakovës', duke shtuar se përvjetorë të tjerë shumë të rëndësishëm do të celebrohen përgjatë gjithë vitit 2017.

Kalendari artistik ka nisur këtë të hënë me një koncert të Ermir Krantjes, konceptuar si një rikthim me mjeshtërit e traditës në 70-vjetorin e Lindjes së dirigjentit të njohur.

Opera ? Histori; Viti Prenk Jakova dhe projekti ?Eja këndo me ne? që do të aktivizojë shkollat 9-vjeçare; janë tri kolonat ku do të mbështetet sezoni artistik i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, tha Çela.

Më tej Çela theksoi se kalendari artistik i Teatrit të Operës dhe Baletit do të vijojë me koncertet e Ansamblit Popullor në Tiranë dhe në rrethe gjatë muajit mars, ndërsa në prill do të shfaqet premierë ?Liqeni i Mjelmave? me koreografi të Enada Hoxhës e Gerd Vasos.

Premierat në vijim ashtu si ?Traviata? do të vijojnë turnetë nëpër rrethe.