Report TV - Falen taksat për 140 mijë makina Çupi: Qytetarët do sjellin targat

  • 7 years ago
Ligji i ri për faljen e detyrimeve parashikon shuarjen e taksave, gjobave dhe kamatëvonesave për rreth 140 mijë mjete. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Transportit Rrugor se këto mjete do të publikohen nëpër media, ndërkohë që qytetarët do dorëzojnë targat për të bërë çregjistrimin. Në të kundërt ata do të duhet të deklarojnë se nuk kanë më as mjetet dhe as dokumentet e tyre.

?Të gjitha taksat, taksa e qarkullimit, taksa e prodhimit të mjetit, etj, si dhe kamat vonesat për pagesa të vonuara, por krahas kësaj falet edhe shërbimi që aplikojmë ne kur vjen qytetari për çregjistrim dhe bën një pagesë tani e ka falas. Ai do të vijë këtu pa pagesë, do dorëzojë targat e vjetra, lejen e qarkullimit, të gjithë dokumentacionin që disponon nëse nuk ka asnjë dokument do të bëjë një deklaratë që kam humbur dokumentacionin dhe targën edhe bëhet çregjistrimi?, tha Çupi.