Ora News – Në maj kampionati botëror i aeronautikës, Ora News media partner

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria do të presë këti vit për herë të parë garues nga 50 shtete për kampionatin e 9 botëror të fluturimeve të lira me preçision që do të organizohet nga data 5-14 maj. Gjatë prezantimit të axhendës, Alket Islami, theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti për promovimin e turizmit, ndërsa falenderoi Ora News që edhe këtë vit do të jetë media partner.
Për herë të parë në Shqipëri në muajin maj do të mbahet kampionati i 9 botëror i fluturimeve të lira me preçision.
Alket Islami, drejtues i Aeronautikës Shqiptare prezantoi programin e aktivitetit 10-ditor, ndërsa tha se plazhi i ri në Vlorë do të jetë pika e referencës për hedhjet me parashutë, e po ashtu ky aktivitet do të shërbejë edhe për promovimin e turizmit.
Islami: ?Kampionati i nëntë botëror vjen nga Indonezia. Ky kampionat ka të veçanta sepse për herë të parë një Shqipëri vinë të gjithë shtetet më të fuqishme të botës me ekipet kombëtare. Nuk do kemi të bëjmë me kompeticione individuale por me ekipe kombëtare.Që në ditën e parë deri në ditën e fundit, Ora do të jetë prezent me formatin e vet që ka në transmetim.?
Presidenti i Federatës së Aeronautikës, Renis Tërshana, tha se në këtë aktivitet kanë konfirmuar pjesëmarrjen 50 shtete, ndërsa krahasuar me vitet e tjera aktiviteti do të rezervojë më shumë surpriza.

Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/ne-maj-kampionati-boteror-i-aeronautikes-ora-news-media-partner/

Category

📺
TV

Recommended