Marshimi i grevistëve të urisë, kalojnë natën në çadra - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është nata e parë që grevistët e Zharrzës e kalojnë në rrugë. Pasi ecën 45 km ne këmbë, te lodhur, por te vendosur, banorët ndaluan në Lushnje, pranë rreth rrotullimit të Plukut. Ata ngritën çadrat, ku kaluan edhe natën. Të mbledhur rreth zjarrit, grevistet i kanë dërguar një mesazh Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Damian Gjiknuri, të cilët sipas tyre, kanë injoruar ankesat e tyre ndaj kompanisë se ?Bankers Petrolium?. Mëngjesin e së enjtes, të vendosur për te drejtat e tyre, ata kanë vazhduar marshimin e tyre nga Lushnja drejt Tiranës, serish ne këmbë. Grevistet kane njoftuar se do te vendosen përpara Ministrisë se Energjisë, deri ne zgjidhjen e plote te kërkesave. Më herët, banorëve iu ishte premtuar një proces vlerësues për dëmet materiale dhe dëmshpërblim deri në datën 31 janar, por asgjë nuk ndodhi. Prej kohësh banesat e tyre janë pothuajse të pabanueshme dhe në rrezik për t?u shembur, për shkak të shpërthimeve nëntokësore ne puset e naftës.