Zyrtarizmi i gjuhës shqipe, çfarë kanë sjellë negociatat? - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Profesori i të drejtës kushtetuese Osman Kadiu, i cili është konsultuar si ekspert juridik gjatë hartimit të projektligjit për gjuhën shqipe thotë se drafti mundëson avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe në jetën publike dhe politike në Maqedoni. I pyetur nga Deutche Welle, Prof. Kadriu shprehet se ?vërehet një lloj avancimi juridik sa i përket përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në draftin e propozuar nga partitë shqiptare?. Eksperti i të drejtës kushtetuese evidenton tre risi: Predispozicionin e palës maqedonase që kryesuesi në seancat plenare të parlamentit, nëse është shqiptar, t?i kryesojë seancat në gjuhën shqipe;Në qeveri parashihet që anëtarët shqiptarë të kabinetit të mund të flasin në gjuhën shqipe;Një risi të veçantë kemi edhe për noterët, në ato noteri ku janë shqiptarë dhe nëse palët janë shqiptarë, me kërkesë të palës, noteri lëshon dokumente në gjuhën shqipe.